Shkupjani Ardian Nuhiu rikthehet në stolin e Dritës së Gjilanit

Advertisement

Ardian Nuhiu është rikthyer zyrtarisht në drejtimin e Dritës së Gjilanit, duke marrë sërish përgjegjësinë për skuadrën bardhekaltër.

Nuhiu vjen në vend të Zekirija Ramadanit, i cili së fundmi u largua nga posti i trajnerit. Për trajnerin nga Shkupi, kjo është një rikthim në një ambient të njohur, ku më herët ka arritur sukses të rëndësishëm.

Ai u emërua trajner i Dritës në shkurt të vitit 2019 dhe në sezonin 2019/20 e udhëhoqi ekipin drejt titullit të kampionit të Kosovës.

Drita e siguroi matematikisht titullin në korrik të vitit 2020, duke e fituar kampionatin për herë të tretë në historinë e klubit.

Pas disa vitesh, Nuhiu rikthehet në Gjilan me synimin për ta drejtuar skuadrën drejt objektivave të sezonit të ri.

Rikthimi i tij pritet me interes nga tifozët e Dritës, të cilët e kujtojnë periudhën e tij të parë në krye të skuadrës si një nga etapat e suksesshme të klubit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit