11.8 C
Skopje
Saturday, May 25, 2024

Shkup, rasti “Toplik-Qyteti i diellit” kthehet në rigjykim

Gjykata e Apelit i pranoi ankesat e të akuzuarve për rastin “Toplik – Qyteti i diellit”, e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe lëndën e ktheu për rigjykim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.

“Gjykata e Apelit në Shkup njofton se, duke vepruar në bazë të lëndës penale KOKZH-137/22, në publik e njohur si ‘Toplik – Qyteti i diellit’, pas mbajtjes së seancës publike më 08.06.2023, pas këshillave dhe votimeve jo publike nga seanca më 06.09.2023, ka marrë vendim me të cilën i pranoi ankesat e të akuzuarve M.J. nga S., T.Xh nga S., D.D. nga S., M.T. nga S., D.G. nga S. dhe V.T. nga S., të deklaruara përmes avokatëve të tyre, e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës të parë dhe lëndën e ktheu në rigjykim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit në Shkup.

Nga Apeli, theksojnë se vendimi i tillë pavlefshëm i marrë në këtë mënyrë do të publikohet në tërësi në ueb-faqen e gjykatës, në bazë të qëndrimit parimor të Seancës së përgjithshme të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 21.12.2022.

Gjykata Themelore Penale në prill të vitit 2022 e dënoi me burg prej 3 vjet e 6 muaj të dyshuarin e parë për rastin “Toplik”, ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, të akuzuar janë edhe pesë persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, të cilët ishin anëtarë në Komisionin për Tenderë Publikë. Kryetari i Komisionit, Tome Gjurçillovski ka marrë dënim me burg në kohëzgjatje prej tre viteve, përderisa anëtarët e tjerë të komisionit morën dënime burg me kusht prej dy viteve.

Sipas aktakuzës për këtë lëndë, e cila ishte hapur nga ish PSP, i akuzuar i parë është ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili si person udhëheqës në Ministri, në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike ka formuar një Komision për Tenderë Publikë të cilin e ka detyruar që të zgjedhë ofertues për blerje dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elitar “Qyteti i diellit” në Sopishtë, edhe pse firma nuk i ka përmbushur kushtet për këtë

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit