Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë ndaluar një të mitur, në çantën e të cilës kanë gjetur marihuanë. Nga MPB shtojnë se në prezencë të prindit, avokatit dhe inspektorit për delikuencë të të miturve, me vajzën është realizuar bisedë zyrtare në stacion policor, ku ajo e ka sqaruar veprën.
“Më datën 09.11.2023 në ora 18:30 minuta nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor Kisella Vodë nga liria është privuar 17- vjeçarja, tek e cila gjatë kontrollit të çantës shkollore të shpinës, të kryer në oborrin e shkollës në rajonin e Kisella Vodës, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë”, thonë nga MPB.
Nga MPB shtojnë se e mitura i është dorëzuar prindërve, për rastin në fjalë është informuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë do të parashtrohet kallëzim përkatës.