14.8 C
Skopje

Shkup, arrestohet haraçinasi që kërkohej nga policia

Sot policia në Shkup ka arrestuar 26-vjeçarin E.H. nga Haraçina, i cili po kërkohej për vuajtje të dënimit me burg, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se i njëjti po mbahet në Stacionin e Policisë në Çair.

“Sot (06.02.2024) në ora 10:15 në rrugën “Petar Mandzukov” në Shkup, efektivët e policisë nga ekipi operativ i kërkimeve në SPB-Shkup kanë privuar nga liria E.H.(26) nga fshati Haraçinë, Shkup. Ai kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhrit të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg për vepër penale të kryer nga neni 300 lidhur me nenin 297 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. Personi është dorëzuar në Stacionin e Policisë në Çair dhe më pas do të dërgohet në institucionin kompetent për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit