17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Shkollat në Bangladesh mbyllen 7 ditë për shkak të të nxehtit ekstrem

Për shkak të valës së të nxehtit në Bangladesh, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Arsimit Bazë në atë vend njoftuan se institucionet arsimore do të mbyllen për shtatë ditë, duke përfunduar më 27 prill.
Shkollat ​​fillore dhe të mesme, fakultetet, medresetë dhe institucionet e arsimit teknik do të mbyllen”, thuhet në njoftim, raporton Anadolu Agency.

Më herët ishte vendosur që shkollat ​​të rihapen të dielën pas Fitër Bajramit, por vendimi i ri u mor në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare, pas një paralajmërimi të Departamentit Meteorologjik të Bangladeshit të lëshuar të premten pasi temperatura i kaloi 41 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë në Bangladesh u regjistrua në rrethin Jessore në jugperëndim të vendit dhe ishte 42.6 gradë Celsius, njoftoi Shërbimi Meteorologjik.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit