Bedri Gjureci është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit “Saraj”, ndërsa në këtë pozitë është emëruar Adrian Jakupi si ushtrues detyre.
Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, emërimi i Jakupit është bërë me vendim të kryetarit të Qytetit të Shkupit.
Elmazi i ka uruar Jakupit sukses dhe përgjegjësi në detyrën e re, duke shprehur bindjen se ai do të kontribuojë në avancimin e procesit arsimor dhe në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin e shkollës.






