Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po trajtohet përmes optimizimit të paraleleve

Advertisement

Numri dy i Ministrisë së Arsimit, Driton Sulejmani, ka deklaruar se problemi i rënies së numrit të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme po trajtohet përmes optimizimit të paraleleve, me synim krijimin e kushteve më të mira për procesin arsimor.

Në një deklaratë për Alsat, Sulejmani tha se rënia e numrit të nxënësve lidhet kryesisht me emigrimin e vazhdueshëm ndër vite.

“Ne po përballemi me disa problematika që janë të trashëguara, për shkak të emigrimit të kahmotshëm që bëhet ndër vite në shtetin tonë. Tani po përballemi me një numër shumë më të vogël nxënësish se më herët dhe për këtë arsye Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke zhvilluar optimizimin e paraleleve të shkollave fillore dhe të mesme”, deklaroi Sulejmani.

Ai sqaroi se procesi kryesisht zbatohet në shkollat rurale, ku në disa raste numri i nxënësve është shumë i ulët.

Sipas tij, në raste kur dy shkolla të afërta kanë vetëm nga disa nxënës, ato mund të bashkohen në një shkollë, me qëllim që të krijohen klasa me më shumë nxënës.

Sulejmani vlerësoi se një organizim i tillë mund të ndikojë në rritjen e konkurrencës mes nxënësve dhe në përmirësimin e socializimit të tyre gjatë procesit edukativo-arsimor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit