Shipkovicë: “Flakadani i Lirisë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Advertisement

Fshati Shipkovicë është bërë gati për një tubim simbolik në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Në Shipkovicë pritet të ndizet “Flakadani i Lirisë”, si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Banorë dhe mbështetës nga zona pritet të mblidhen për të përcjellë mesazhin e tyre në prag të 16 shtatorit, datë kur pritet të shpallet vendimi në rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

“Flakadani i Lirisë” synon të përcjellë një mesazh uniteti dhe solidariteti, ndërsa vëmendja e opinionit shqiptar është përqendruar te vendimi që pritet të merret në Hagë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit