19.8 C
Skopje
Saturday, April 13, 2024

Shihni çfarë gjeti një grua në kanalin e banjës: Është duke lëvizur dhe thonë se “duket si Çernobili”

Melissa Cicocciopo (35) nga Pensilvania po kontrollonte tubat në banjën e shtëpisë së saj 120-vjeçare dhe hasi në një zbulim shqetësues.

“I shikoja në mënyrë rutinore dhe vendosa të kontrolloja kullimin. Vura re diçka që lëvizte. E publikova videon pasi nuk e dija se për çfarë bëhej fjalë”, ka shpjeguar ajo.

Dhe në të vërtetë, kur Melissa e afron kamerën më pranë kanalit të vjetër, ne shohim një masë (kompakt) kafe të çelur dhe një tufë krimbash të bardhë.

Përdoruesit e Reddit ishin të shokuar dhe të hutuar, ku njëri komentoi se “duket si një tualet publik në Çernobil”.

“Është fat që kullimi nuk është i lidhur me sistemin qendror në shtëpi”, shtoi gruaja. /Telegrafi/

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit