Shënohet ulje – “Kirili dhe Metodi” në vendin e 1990 ndër 2000 Universitetet Shtetërore më të mira në botë!

Advertisement

Në renditjen më të re të qendrës së universiteteve botërore, universiteti shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” është renditur në vendin e 1990 në listën me 2 mijë universitete më të mira në botë për vitin 2024.

Në renditjen më të re “Kirili dhe Metodi” shënon ulje, pasi në vitin 2022 ky universitet shtetëror ishte në vendin e 1 964, ndërsa në vitin 2021 në vendin 1918. Universitetet të ranguara në top pesësh janë Harvardi, Stenfordi, Kembrixhi e Oksfordi. Nga Serbia janë ranguar katër universitete.

Nga Bullgaria në mesin e universiteteve më të mira në botë janë renditur 2, nga Greqia 12. Nga Kroacia në këtë renditje janë 4 institucione të arsimit të lartë. Ndërkohë në listën e universiteteve më të mira në botë këtë vit nuk u gjet asnjë universitet nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina./ Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

3 KOMENTET

Komentet janë të mbyllura.

Lajmet e fundit