Shënohet 25 Maji, vlerësohet vepra e Shën Kirilit dhe Metodit

Sot është përkujtuar e vepra e vëllezërve Kiril dhe Metodi, për të cilët është theksuar se janë ideologë themelues të shkrim-leximit, kulturës dhe zhvillimit shpirtëror të popujve sllavë.

 

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se vepra e Kirilit dhe Metodit përfaqëson fitoren e dijes mbi errësirën, ndërsa theksoi se arsimi nuk është vetëm transmetimi i informacionit, por krijimi i mendimit kritik, vlerave dhe karakterit.

 

Hristijan Mickoski, kryeministër

 

“Nevojiten rezultate më të shpejta dhe më efikase për reformimin e sistemit gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit. Institucionet duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe pa vonesë. Vendi duhet të mbetet dinjitoz në rrugën e tij evropiane, por pa hequr dorë nga identiteti dhe gjuha e tij kombëtare, duke bërë thirrje për bashkimin e shoqërisë rreth qëllimeve kryesore kombëtare dhe arsimore”

 

Ndërsa presidentja Gordana Siljanoska, në mesazhin e saj të urimit se pak njerëz në histori kanë pasur nderin të perceptohen nga shumë kombe dhe shtete si apostuj dhe mbrojtës të Evropës.

 

GORDANA SILJANOSKA DAVKOVA, PRESIDENTE

 

“Gjuha nuk është vetëm një bashkësi fjalësh, por edhe një kujtesë kolektive, një kod vlerash dhe një ndjenjë përkatësie që një popull e transmeton nëpër kohë, nga brezi në brez.

 

Në një kohë pasigurie, përçarjesh të thella dhe alienimi gjithnjë e më të theksuar, 24 maji na kujton se pa kulturë, arsim dhe shkencë, por edhe pa një sistem vlerash, asnjë shoqëri nuk mund të ndërtojë besim dhe unitet të ndërsjellë”

 

Urim ka dërguar edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili ka çmuar rolin e këtyre emrave për popujt sllav.

 

Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit

 

“Trashëgimia e Shën Kirilit dhe Metodit mbetet një frymëzim i përhershëm për ruajtjen e vlerave universale të dijes, dialogut dhe respektit midis popujve. Në këtë ditë të rëndësishme, ne riafirmojmë angazhimin tonë për arsimin, kulturën dhe bashkëpunimin, si vlera që ndërtojnë shoqëri demokratike dhe progresive”

 

Kryekuvendari ka rikujtuar se këtë vit, ai ishte njëri ndër udhëheqësist e delegacionit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut në ngjarjen tradicionale për nder të Shën Kirilit dhe Metodit të mbajtur Vatikan. /SHENJA/

 

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit