SHBA propozon plan për sigurinë evropiane dhe garanci për Ukrainën

Advertisement

Shtëpia e Bardhë ka paraqitur një plan-kornizë për sigurinë evropiane, së bashku me garancitë e sigurisë për Ukrainën, teksa administrata e presidentit Donald Tramp, po përgatitet për bisedime trepalëshe të paqes me Ukrainën dhe Rusinë, që do të mbahen javën e ardhshme në Abu Dabi.

Korniza e propozuar përfshin konsultime të përhershme për sigurinë, komunikim në kohë krizash, transparencë më të madhe ushtarake, masa reciproke për të ulur rreziqet e përshkallëzimit, si dhe një marrëveshje afatgjatë për sigurinë dhe stabilitetin evropian.

Ky njoftim u bë pas takimit në Shtëpinë e Bardhë mes Trampit dhe të dërguarit të posaçëm të presidentit rus. Tramp tha se beson që një “marrëveshje e madhe dhe e shkëlqyer” mund të arrihet shpejt, duke sugjeruar se ajo mund të përfshijë jo vetëm Ukrainën, por “të gjithë Evropën”.

“Nëse shikoni Rusinë dhe Ukrainën, kjo është luftë. 25 mijë njerëz po vriten çdo muaj. Ne do ta zgjidhim këtë çështje shumë shpejt. Por 25 mijë njerëz në muaj po humbin jetën. Ata luftojnë ditë e natë, pa ndërprerje. Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Mendoj se gjithçka po shkon shumë mirë,” tha Donald Tramp, President i SHBA-së./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit