12.8 C
Skopje
Tuesday, May 7, 2024

SHBA padit gjigantin e teknologjisë Apple, kjo është arsyeja

SHBA ka akuzuar Apple për monopolizimin e tregut të smartfonëve në një proces gjyqësor të rëndësishëm kundër gjigantit të teknologjisë.

Padia e shumëpritur vjen pas vitesh të tëra akuzash nga kritikët se Apple ka dëmtuar konkurrencën me kushtet, tarifat e larta dhe qasjen e saj ndaj harduerit dhe softuerit të saj.

“Apple e bën teknologjinë e saj të lehtë për t’u përdorur, por ajo e arrin këtë duke kontrolluar dhe në disa raste, duke kufizuar mënyrën se si kompanitë e palëve të treta mund të ndërveprojnë me produktet dhe shërbimet e gjigantit të teknologjisë. Në disa raste, Apple mund t’u japë produkteve të veta akses dhe veçori më të mira se sa konkurrentët e saj”, thuhet në deklaratë.

Kompania ka mohuar të gjitha akuzat.

Këtë vit, rregulloret europiane detyruan Apple që t’u japë kompanive të tjera akses në çipin e harduerit tap-to-pay të iPhone, duke mundësuar krijimin e portofoleve dixhitale konkurruese. Por këto rregulla janë të kufizuara në Bashkimin Europian.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit