19.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Kamberi për deklaratat e Vuçiqit: Lugina e Preshevës e rrezikuar në vazhdimësi nga pushteti i tij

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se Aleksandër Vuçiq ka vite me radhë që po e luan rolin e piromanit.

Sipas Kamberit, kjo është politikë e rrezikimit të paqes në Ballkanin Perëndimor.

Por, pavarësisht kësaj Kamberi deklaron se presidenti serb nuk ka hapësirë për një aventurë për nevojat e Putinit në Ballkan.

“Megjithatë, rasti i sulmit terrorist në Banjskë, dëshmoi qartë se cilat janë mundësitë realiste të Serbisë për një sulm eventual ndaj Kosovës. Nuk mendoj se ai ka hapësirë për një aventurë për nevojat e Putinit në Ballkan. Në fakt ai po vazhdon politikën e ekuilibrimit mes Perëndimit dhe Rusisë e Kinës”, është shprehur ai.

Kamberi thotë se të gjitha manovrimet dhe kërcënimet e Vuçiqit në drejtim të Kosovës po i bën për shpërqendrim të vëmendjes së opinionit të brendshëm.

Ndërsa, thotë se Lugina e Preshevës është në vazhdimësi e rrezikuar nga pushtetit i Vuçiqit.

“Lugina e Preshevës, për shkak të diskriminimit, është e rrezikuar në vazhdimësi nga pushteti i Vuçiqit, por ai është i vetëdijshëm se një incident me kërcenim të sigurisë rajonale do ta internacionalizonte edhe më tej çështjen e Luginës. Pikërisht për këtë mendoj se kërcënimet e tij mbeten verbale, por edhe si të tilla ato ndikojnë në stabilitetin e përgjithshëm”, ka shtuar deputeti Kamberi.

Por, Kamberi hedh kritika ndaj Perëndimit, për siç thotë që po bën një tolerancë të tepruar karshi këtyre paralajmërimeve.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit