Shasivari priti studentët e UEJL-së që korrën sukses në garën mbarëshqiptare

Advertisement

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka pritur sot studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore, të cilët fituan vendin e tretë në garën mbarëshqiptare të simulimit të gjykimit “University Law Competition 2026”, të mbajtur në Tiranë.

Në një postim publik, Shasivari vlerësoi se ky sukses dëshmon se të rinjtë, me dije, përkushtim dhe punë ekipore, mund të konkurrojnë denjësisht dhe të renditen mes më të mirëve.

Ai uroi studentët Xhemaili, Abazi dhe Ademi, si dhe mentoren e tyre, prof. dr. Vedije Ratkoceri, duke u dëshiruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre profesional.

Sipas ministrit, arritje të tilla janë dëshmi se investimi në arsim dhe në përgatitjen e juristëve të rinj është investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e drejtësisë dhe të shtetit. (INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit