Zëvendësministri i Mbrojtjes nga radhët e VLEN-it, Admir Shabani, në një paraqitje në televizionin Alsat, ka deklaruar se programi i koalicionit VLEN është paraparë të realizohet në tërësi deri në vitin 2030.
Shabani tha se deri më tani është punuar në disa fusha, por theksoi se për realizimin e plotë të programit ka ende kohë.
“Janë bërë shumë punë, por ju harroni që ka edhe shumë kohë përpara dhe se programi i VLEN-it parashihet të realizohet në tërësi deri në vitin 2030”, deklaroi Shabani në Alsat.








