23.8 C
Skopje
Monday, April 29, 2024

Serbia me dy këmbë shkelë marrëveshjen me Kosovën, pengon anëtarësimin në Këshill të Evropës

Shteti i Serbisë e ka shkelur marrëveshjen me Kosovën, raporton Gazeta10.

Përfaqësuesit serbë përmes amendamenteve po lobojnë te vendet përfaqësuese të KiE për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sot në Strasbourg do të diskutojnë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Nëse dy të tretat e parlamentarëve që përfaqësojnë 46 vendet anëtare votojnë “po”, çështja e anëtarësimit dhe vendimi përfundimtar mund të jenë në agjendën e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës më 16 maj.

Gazeta10 ka siguruar Dokumentin i cili pritet të diskutohet sot në Këshillin e Evropës.

Në Dokument flitet për kushtet e plotësuar nga ana e Kosovës për anëtarësim në KiE./Gazeta10/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit