Serafimovski dhe Hricova: Maqedonia dhe Sllovakia forcojnë bashkëpunimin në bujqësi

Advertisement

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski, u takua me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë, znj. Iveta Hricova. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe interesi i përbashkët për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit tregtar dhe mundësive për rritjen dhe zgjerimin e tij me produkte të reja bujqësore dhe ushqimore. U diskutua edhe për lidhjen më të mirë të subjekteve afariste të të dy vendeve, promovimin e produkteve maqedonase në tregun sllovak dhe krijimin e kushteve për partneritete të reja tregtare.

Në takim u trajtuan edhe proceset integruese evropiane, me theks te harmonizimi i sektorit bujqësor me standardet dhe politikat evropiane. Përvoja e Sllovakisë si vend anëtar i Bashkimit Evropian u theksua si e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve institucionale, zbatimin e rregullave evropiane dhe përgatitjen e bujqësisë maqedonase për tregun e përbashkët evropian. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit