Sensi i bukurisë dallohet edhe nga bebet

Edhe të porsalindurit kanë sensin e bukurisë. Pra jo vetëm të rriturit, por njeriu e zhvillon sensin e etikës dhe të së bukurës që në muajt e parë te jetës, ndjesi që me kalimin e kohës rafinohet dhe zhvillohet më shumë teksa zhvillohen funksionet konjitive. Shumë punë kërkimore janë realizuar në këtë fushë, dhe kanë treguar që fëmijët shumë të vegjël, edhe të porsalindurit, mund të tregojnë preferencë vizuale për forma, linja, simetri, ngjyra e fytyra që janë të vlerësuara njësoj shumë edhe tek të rriturit.

Është perceptimi i bukurisë, jo vetëm si përshtypje individuale mbi atë çka është estetikisht e këndshme, por si një gjendje mendore mirëqenieje që ndikon në të qenit më i tërhequr më shumë ndaj disa gjërave apo subjekteve në krahasim me të tjera.

Eksperimentet janë realizuar me imazhe fotografike që i janë vendosur bebeve dhe paralelisht edhe të rriturve për disa sekonda. Rezultatet janë njësoj, edhe bebet vrojtonin më gjatë, sikurse edhe të rriturit, imazhe të caktuara që objektivisht ishin më të bukura. Ndërsa përgjigja estetike zhvillohet më vonë në fazat e rritjes, ndryshe nga reagimi i thjeshtë në fillesat e jetës. Studimi që rivërteton që bukuria është universale për qenien njerëzore që në krye të herës, është publikuar në revistën shkencore Proceedings of the Royal Society.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit