Jeta bëhet më e shtrenjtë në Kosovë

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7.5 për qind në prill të vitit 2026, krahasuar me prillin e vitit 2025. Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin prill 2026, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, inflacioni mujor ka qenë 1.1 për qind. “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 7,5 % në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025. Inflacioni mujor ishte 1,1 % në muajin prill 2026”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas ASK-së, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi në këto kategori: transporti (16,1 %); strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse (15,2 %); restorantet dhe shërbimet e akomodimit (5,8 %); ushqimi dhe pijet joalkoolike (5,6 %); pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët (5,1 %); shëndetësia (4,7 %); kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,6 %); mobiljet dhe pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore (3,1 %); rekreacioni, sporti dhe kultura (3,0 %); si dhe veshmbathja dhe këpucët (2,3 %). Ndërkohë, ulje e çmimeve është regjistruar në grupin e informacionit dhe komunikimit (-0,2 %) dhe në arsim (-0,6 %).

Sa i përket inflacionit mujor prej 1.1 për qind, ASK thekson se ai është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve në këto kategori: transporti (4,9 %); pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët (1,2 %); rekreacioni, sporti dhe kultura (0,4 %); mobiljet dhe pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore (0,3 %); ushqimi dhe pijet joalkoolike (0,1 %); si dhe veshmbathja dhe këpucët (0,1 %). Ndërkohë, rënie e çmimeve është shënuar në grupin e kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallrave e shërbimeve të ndryshme (-0,2 %).

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit