Sami Morina zgjidhet në krye të Këshillit Drejtues të OEMVP-së

Advertisement

Sami Morina, përfaqësues i kompanisë “Bas Tuti Fruti”, është zgjedhur kryetar i Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, me mandat katërvjeçar.

Morina u zgjodh në Kuvendin e VI-të Zgjedhor të OEMVP-së, duke pasuar ushtruesin e detyrës së kryetarit, Nuhi Aliu.

Sipas informacioneve të bëra publike, por ende të pakonfirmuara zyrtarisht, Morina kishte mbështetjen e anëtarëve të Odës, ndërsa Nuhi Aliu nuk kandidoi për këtë pozitë.

Zgjedhjen e Morinës e ka uruar edhe ish-kryetari i OEMVP-së dhe kryetari aktual i Komunës së Strugës, Mendi Qyra.

Në urimin e tij publik, Qyra i dëshiroi Morinës sukses në mandatin e ardhshëm dhe përgëzoi OEMVP-në për organizimin e Kuvendit dhe procesin zgjedhor.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e Odës në përfaqësimin e komunitetit të biznesit, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe institucioneve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit