Një 42-vjeçar nga Velesi, N.M., është privuar nga liria më 2 tetor nga nëpunësit policorë të Repartit për Tregti të Palejuar të Drogës pranë SPB Veles.
Sipas policisë, ai është vërejtur duke lënë në disa lokacione paketime me lëndë të dyshuar, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një lëndë pluhurore e bardhë, një lëndë kokërrzore e bardhë, një lëndë kokërrzore ngjyrë kafe dhe një peshore digjitale. Gjatë kontrollit të tij janë sekuestruar edhe të holla.
Me urdhër të Gjykatës Themelore në Veles, është kryer edhe bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të 42-vjeçarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar të holla.
N.M. është mbajtur në një stacion policor, ndërsa është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të ngrihet kallëzim përkatës.






