Sali në Paris për Festën Kombëtare të Francës, merr pjesë në takimet e nivelit të lartë me liderët evropianë

Advertisement

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, po qëndron për vizitë zyrtare në Paris, ku më 13 dhe 14 korrik merr pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

Sali njoftoi se në kuadër të vizitës do të marrë pjesë në Takimin e Koalicionit të Vullnetarëve, në darkën zyrtare të organizuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron, si dhe në paradën tradicionale ushtarake të 14 Korrikut.

“Këto takime janë një mundësi e rëndësishme për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë evropiane, mbështetjen për Ukrainën dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve evropianë”, shkroi Sali.

Ai vlerësoi se pjesëmarrja në këto aktivitete është një mundësi për thellimin e dialogut me partnerët evropianë dhe për koordinimin e qëndrimeve lidhur me çështjet aktuale të sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit