“Safe City” do t’i kapë edhe targat e huaja

Shkup, 4 qershor Zhurnal.mk – Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski paralajmëron përditësim brenda një muaji të sistemit “Safe City” për makinat me targa të huaja. Sipas Toshkovskit puna nuk ka përfunduar dhe se ka ende për t’u bërë. Ai paralajmëroi se mangësitë për gjobitjen e drejtuesve të makinave me targa të huaja do të mënjanohen.

Deri të përmirësimin e sistemit gjobat për makinat e huaja do të vazhdojnë të regjistrohen automatikisht, edhe pse nuk dihet sa prej tyre paguhen dhe kush është drejtuesi i tyre, pasi sistemi aktualisht njeh vetëm targat e automjeteve. Nga MPB bënë të ditur se në tre muaj, sistemi “Safe City” kishte regjistruar 33.722 shkelje nga makina me targa të huaja. Më shumë raste janë shënuar në maj 11.258 ndërsa më pak në shkurt 4.301. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit