Rritet fluksi në kufi, deri në 40 minuta pritje në disa vendkalime

Advertisement

Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” dhe “Dojran” është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimin “Tabanoc”, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 40 minuta, informoi LAMM.

Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM thekson se në vendkalimet kufitare nga ana greke, kohët e pritjes ndryshojnë vazhdimisht dhe zakonisht janë më të gjata.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Në rrugët shtetërore është në fuqi një regjim i përkohshëm veror i trafikut, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda ngarkuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit