6.8 C
Skopje

Rreth 250 punëtorë nga Lindja e largët punojnë në Maqedoninë e Veriut

fabrikë tekstili afër Kragujevcit të Serbisë. Ai ka 20 punëtorë nga Bangladeshi. Ai më thotë se është më mirë që Serbia t’i importojë, pastaj të na i japë neve, sepse ne kemi reciprocitet me Serbinë dhe ata mund të punojnë këtu me lejen e Serbisë. Për të “importuar” një punëtor, mund të na duhen më shumë se gjashtë muaj”, thotë Dimitrov.

Në vend ka shumë agjenci që ndërmjetësojnë punësimin e punëtorëve shtëpiak në vend dhe gjejnë punë për punëtorë nga Maqedonia jashtë vendit. Por ligji nuk parashikonte licenca për agjencitë e ndërmjetësimit në punësimin e punëtorëve nga jashtë.

Njëra nga zgjidhjet është edhe paga më të larta

Maqedonisë me 1.8 milionë banorë, sipas autoriteteve, i duhen rreth 10 mijë punëtorë, edhe atë më shumë në hoteleri dhe ndërtimtari. Por përveç “importimit” të punëtorëve nga jashtë, problemi me mungesën e fuqisë punëtore mund të zgjidhet nëse shefat vendosin të rrisin rrogat.

Në ndërtimtari mungojnë punëtorë të të gjitha profileve, thotë Salim Hasani nga Grupacioni për ndërtimtari në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

“Ne realisht i përzëmë tanët. Do të duhet të rrisim pagat e punëtorëve të ndërtimit, nëse nuk e bëjmë këtë do të dështojë e gjithë dega. Mjeshtrit e mirë kanë deri në 1300 euro rrogë, inxhinierët 700, pasi inxhinierë mund të gjej, por mjeshtër të mirë vështirë të gjendet”, thotë Hasani.

Ai për Radion Evropa e Lirë thotë se kompanitë e Grupit kishin përvojë me punëtorë nga Turqia. Ai thotë se janë profesionistë dhe e dinë punën e tyre.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Punësim për momentin ka rreth 7300 vende të lira pune, rreth 105 mijë persona aktivisht kërkojnë punë, ndërsa 44 mijë vetëm paraqiten në Agjenci, por janë kërkues pasiv të punës.

Struktura e të papunëve, megjithatë tregon se ka shumë që janë të pakualifikuar, të moshuar dhe të paarsimuar. Mbi 43 mijë persona që janë të papunë kanë më shumë se 50 vite, ndërsa më shumë se 62 mijë të papunë janë të paarsimuar, ose vetëm me shkollë fillore.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit