Sezoni i ri i Premier League nis këtë javë me përballjen mes Arsenalit dhe Coventryt të premten, ndërsa organizatorët kanë konfirmuar katër ndryshime të rëndësishme në rregullore.
Pas risive të aplikuara në Kupën e Botës, disa prej të cilave shkaktuan reagime të shumta te tifozët, Premier League ka përcaktuar rregullat që do të zbatohen gjatë sezonit të ri.
Ndryshimi kryesor është heqja e pauzave për hidratim, një vendim që pritet të mirëpritet nga tifozët dhe klubet angleze.
Ndërkohë, ndryshimet e tjera kanë të bëjnë me trajtimin e lojtarëve të lënduar, vonesat gjatë rivënies së lojës, zëvendësimet dhe përdorimin e VAR-it.
1. Lojtari i lënduar duhet të largohet për një minutë
Nëse një futbollist merr trajtim mjekësor në fushë, ai do të duhet të largohet nga loja për të paktën një minutë para se të rikthehet në aksion.






