Mickoski në Kërçovë: Ky është një qytet me histori të pasur dhe njerëz me zemër të madhe

Advertisement

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të Komitetit Komunal të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë.

Në fjalën e tij, Mickoski e cilësoi Kërçovën si një qytet me histori dhe traditë të pasur, duke vlerësuar banorët e saj për ruajtjen e vlerave të unitetit, punës dhe përkushtimit ndaj vendit.

Ai uroi anëtarët e Komitetit Komunal për përvjetorin, duke u dëshiruar suksese të mëtejshme, bashkim dhe arritje të reja në aktivitetin e tyre politik.

“Urime ditëlindja e Komitetit Komunal. Ju dëshiroj edhe shumë vite punë të suksesshme, unitet dhe fitore të reja”, theksoi Mickoski gjatë aktivitetit në Kërçovë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit