51-vjeçari nga fshati Rakovec i Tetovës, është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij, shtetase e Filipineve.
Sipas policisë, gruaja 46-vjeçare, me qëndrim të përkohshëm në Krushevë, ka raportuar se më 1 shtator, pas një debati të shkurtër, partneri i saj e ka sulmuar fizikisht në banesën ku jetonin së bashku në Tetovë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të ndërmerren masat përkatëse ligjore.






