Paul Walker, aktori i paharruar i “Fast & Furious”

Advertisement

 

Sot, më 12 shtator, shënohet përvjetori i lindjes së aktorit amerikan Paul Walker, i cili lindi në Glendale të Kalifornisë. Ai u bë i njohur në mbarë botën për rolin e Brian O’Conner në serinë e filmave “Fast & Furious”.

Walker e nisi karrierën si aktor që në fëmijëri, ndërsa gjatë viteve 1990 fitoi vëmendje me paraqitjet e tij në filma dhe seriale televizive.

 

Fama ndërkombëtare erdhi në vitin 2001 me filmin “The Fast and the Furious”, ku ai interpretoi Brian O’Conner. Ky rol e shndërroi Walker në një nga figurat më të njohura të filmave aksion dhe një prej aktorëve kryesorë të ekskluzivitetit.

Gjatë karrierës së tij, ai luajti edhe në filma si “Joy Ride”, “Eight Below”, “Flags of Our Fathers” dhe “Takers”.

 

 

Paul Walker ndërroi jetë më 30 nëntor 2013, në moshën 40-vjeçare, pas një aksidenti automobilistik në Santa Clarita të Kalifornisë. Vdekja e tij shkaktoi reagime të shumta nga fansat dhe kolegët e tij në mbarë botën.

Në kohën e vdekjes, Walker nuk kishte përfunduar xhirimet e “Furious 7”. Filmi u përfundua me ndihmën e vëllezërve të tij, Cody dhe Caleb Walker, dhe u publikua në vitin 2015 si një homazh për aktorin.

Paul Walker vazhdon të kujtohet nga miliona fansa në mbarë botën, veçanërisht për rolin e tij si Brian O’Conner dhe kontributin në serinë “Fast & Furious”./KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit