12.8 C
Skopje
Saturday, April 27, 2024

RMV, u shpall konkursi për çmimin “23 Tetori”

Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori” shpalli konkurs për ndarjen e çmimit shtetëror për vitin 2024, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi shtetëror u jep mirënjohjen më të lartë për arritjet afatgjata në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njofton Ministria e Kulturës.

Çmimi shtetëror u jepet individëve, grupeve të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve. Konkursi zgjat nga data 1 deri më 30 prill.

I gjithë konkursi është publikuar në faqen e Ministrisë së Kulturës në këtë link.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit