Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) për mes një kumtese me shkrim, ka reaguar në lidhje me ndeshjen e sotme në ligën e parë të Kampionatit vendor, mes KF Gostivarit dhe KF Rabotniçkit, ku ekipi i Gostivarit e ka lëshuar ndeshjen, pa pritur përfundimin e kohës së rregullt!
Reagimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë:
“Në ndeshjen e sotme të Ligës së Parë të Maqedonisë midis KF Gostivari dhe KF Rabotniçki, ishim dëshmitarë të një akti të turpshëm – largimi i vetëdijshëm dhe i organizuar nga fusha nga ana e ekipit të KF Gostivarit.
KF Gostivari në mënyrë brutale e tradhtoi publikun sportiv dhe ‘fair-play-in’.
Në vend që të luftonin në mënyrë sportive deri në fishkëllimën e fundit, KF Gostivari vendosi të ikë nga realiteti dhe fajin për veprimin e tyre dëshpërues ta hedhë mbi gjyqtarët.
E vërteta është e dokumentuar edhe në protokollin zyrtar është shënuar se përfaqësuesi i KF Gostivarit i kishte njoftuar gjyqtarët para kohe se ekipi do të tërhiqej nëse rezultati nuk do të ishte në favor të tyre.
Ky akt është një përpjekje e menduar dhe e qëllimshme nga disa individë që, për shkak të interesave financiare dhe pritjeve të paplotësuara, zgjedhin të manipulojnë publikun dhe të degradojnë skenën e futbollit në mënyrën më brutale.
Është e qartë se vendimet e fundit të Bordit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ku u paralajmërua qartë pastrimi i kriminalitetit dhe korrupsionit në futbollin e Maqedonisë, janë arsyeja e drejtpërdrejtë për këtë veprim të turpshëm.
Ata që për vite me radhë ishin mësuar me privilegje, sot, në kushtet kur mbizotërojnë rregulloret, transparenca dhe ‘fair-play’, nuk mund të funksionojnë në një sistem të rregullt.
Pavarësisht këtij veprimi të papërgjegjshëm dhe frikacak, sigurojmë publikun se rregullsia e Ligës së Parë të Maqedonisë nuk do të cënohen. Kampionati do të vazhdojë sipas rregullave dhe dispozitave të garës.
Strukturat kriminale dhe papastërtitë në futboll do të pastrohen plotësisht.
Federata e Futbollit të Maqedonisë nuk do të lejojë shantazhe dhe presione.
Përkundrazi – FFM do të dalë edhe më e fortë nga këto veprime të koordinuara nëntokësore që po ndodhin intensivisht në ditët e fundit.
“Voska” dhe “Gostivari” nuk do të jenë ata që do ta njollosin futbollin e Maqedonisë. Ata nuk e kanë krijuar këtë futboll që të kenë të drejtë ta shkatërrojnë atë. Natyrisht, ata do të përfundojnë aty ku me të vërtetë e meritojnë.
Lufta jonë për një futboll të pastër nuk ka kthim prapa. Ne do të shkojmë deri në fund për një futboll të rregullt, të ndershëm dhe të denjë në Maqedoni!”, thuhet në reagimin e FFM-së.
https://ffm.mk/soopshtenie-do-javnosta-vo-vrska-so-fk-gostivar-