20.8 C
Skopje
Monday, May 20, 2024

Radev: Shumë shpejt do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të shkojë drejt Evropës

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, pas rezultateve të zgjedhjeve më 8 Maj në Maqedoninë e Veriut, theksoi se së shpejti do të bëhet e qartë nëse presidentja e sapo zgjedhur, Gordana Siljanovska-Davkova dhe partia që fitoi me dallim të dukshëm në zgjedhje VMRO-DPMNE, do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit apo do të shkojnë në drejtim tjetër.

RUMEN RADEV, PRESIDENT I BULLGARISË

Unë kam qenë gjithmonë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, por në përputhje me parimet e fqinjësisë së mirë dhe kriteret e Kopenhagës për anëtarësim. Dhe kjo do të thotë ndryshim i Kushtetutës dhe respektim i të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë së Veriut”.

Ai shtoi se qëndrimi i tij lidhur me Maqedoninë e Veriut ka qenë gjithmonë i hapur dhe konzistent ashtu siç ishte me presidentët e mëparshëm, Gjorgje Ivanov dhe Stevo Pendarovskin dhe kështu do të vazhdojë edhe me presidenten e re, Siljanovskën.

Radev theksoi se është ende i nevojshëm rishikimi i teksteve shkollore, respektimi dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare. /SHENJA/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit