20.8 C
Skopje
Monday, May 20, 2024

Radev: Së shpejti do të dihet nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të shkoj drejt Evropës

Presidenti bullgar Rumen Radev tha sot se së shpejti do të bëhet e qartë nëse presidenti i ri dhe partia që fitoi zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut me një diferencë të konsiderueshme do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit apo do të shkojnë në një drejtim tjetër.

“Do të bëhet e qartë shumë shpejt nëse ai vend dëshiron të shkojë drejt Evropës. Qëndrimi im ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut ka qenë gjithmonë i hapur dhe konsistent, siç ishte me presidentët Gjorge Ivanov dhe Stevo Pendarovski, kështu do të jetë edhe me Gordana Siljanovska”, tha Radev.

Presidenti bullgar tha se gjithmonë ka mbështetur integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, “por duke respektuar parimet e fqinjësisë së mirë dhe veçanërisht kriteret e anëtarësimit të Kopenhagës.

Sipas tij, kjo nënkupton “ndryshim të Kushtetutës dhe respektim të të drejtave të bullgarëve në RMV

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit