Menaxhimi i institucioneve kompetente me përballimin e pasojave të tragjedisë në Koçan ishte efikas. Veçanërisht e lartë është përqindja e qytetarëve që mendojnë se autoritetet shëndetësore reaguan me sukses ndaj numrit të madh të të lënduarve nga zjarri në disko-klubin “Puls” në Koçan më 16 mars. Këto janë disa nga rezultatet e sondazhit të opinionit publik në Maqedoni të MKD.mk, i realizuar nga agjencia Market Vision.
Dy të tretat e të anketuarve mendojnë se institucionet kompetente u përballën në mënyrë efikase me pasojat e tragjedisë në Koçan. 35,3 për qind e të anketuarve thonë se përgjigja e institucioneve ndaj kësaj tragjedie ishte joefikase.
Më shumë se 70 për qind e të anketuarve mendojnë se autoritetet shëndetësore u përballën në mënyrë efikase me numrin e madh të të lënduarve në zjarrin në Koçan. Përqindja e qytetarëve të pakënaqur nga autoritetet shëndetësore është 21,8%.
Edhe në lidhje me hetimin, punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë për përcaktimin e përgjegjësisë për tragjedinë në Koçan, përqindja e qytetarëve (53,1%) që thonë se institucionet kompetente vepruan shpejt dhe në mënyrë efikase është e lartë. Përgjigje negative për këtë pyetje dhanë 32,8 për qind e të anketuarve.
Pjesa më e madhe e të anketuarve deklaruan se vërejnë aktivitete në luftën kundër krimit të organizuar. Në radhitjen e përgjigjeve për pyetjen mbi vlerësimin e luftës kundër krimit të organizuar, më shumë se 60 për qind e të anketuarve mendojnë se lufta është intensive dhe e vazhdueshme, se ka aktivitete, por nevojitet më shumë, dhe se aktivitetet janë të dukshme, por jo të mjaftueshme. Përgjigje negative dhanë 23,2 për qind e të anketuarve.
Në pyetjen aktuale për ndërrimin e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorit të Përgjithshëm, shumica e të anketuarve dhanë përgjigje pozitive. Rreth gjysma e të anketuarve mendojnë se duhet të ndërrohet Këshilli Gjyqësor (50,3%), ndërsa pak më pak, 45,7%, mendojnë se duhet të ndërrohet Prokurori i Përgjithshëm. Përgjigje negative dhanë rreth 20 për qind e të anketuarve.
Dy të tretat e të anketuarve e mbështesin masën qeveritare për ngrirjen e marzheve për disa produkte.
Më shumë se 40% e të anketuarve mendojnë se produktet e përfshira në masën për ngrirjen e marzheve janë përzgjedhur mirë, ndërsa 13,2% nuk pajtohen me përzgjedhjen e produkteve të përfshira në këtë masë. Nga ata, pjesa më e madhe, respektivisht 39,4%, deklaruan se çmimet duhet të ngrijnë për të gjitha produktet, jo vetëm për disa.
Pothuajse gjysma e të anketuarve (40,3%) mendojnë se çmimet e larta kryesisht janë rezultat i marzheve të larta të tregtarëve.
Anketimi u realizua nga 20 marsi deri më 17 prill me përdorimin e metodës CATI – anketim telefonik me ndihmën e kompjuterit në një mostër prej 1.200 të anketuarish (gabim statistik: 3%; interval besueshmërie: 95%).
Ekzemplari përfshin në nivel të Maqedonisë sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike sipas të dhënave për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021.