Qyra: Menaxhim i përgjegjshëm dhe ekonomik i mjeteve publike

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, theksoi sot se vetëqeverisja lokale mbetet e përkushtuar ndaj menaxhimit racional, transparent dhe efikas të resurseve publike, me qëllim që çdo denar i qytetarëve të përdoret në interes të tyre.
 “Prioriteti ynë është që çdo denar i qytetarëve të përdoret në mënyrë racionale dhe transparente. Do të vazhdojmë me masa konkrete që sjellin disiplinë financiare, efikasitet dhe shërbime më të mira për qytetarët,” theksoi kryetari Mendi Qyra.
Në kuadër të konferencës së sotme për media, drejtori i NP “Eko Struga”, Abdyladi Shazimanoski, informoi për gjendjen në të cilën ishte gjetur ndërmarrja, masat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura gjatë periudhës së fundit.
Ai theksoi se në dy muajt e parë të menaxhimit të ri, ndërmarrja ka shënuar rritje prej 30% të të hyrave, ndërsa me zhvendosjen e zyrave administrative në objektin e vjetër të komunës po kursehen mbi 10 mijë euro në vit.
 “Këto mjete do të investohen sërish në përmirësimin e infrastrukturës së parkingjeve, kushteve të punës dhe modernizimin e shërbimeve,” deklaroi drejtori Abdyladi Shazimanoski.
Komuna e Strugës dhe NP “Eko Struga” vazhdojnë me aktivitete të orientuara drejt funksionimit të përgjegjshëm, modern dhe efikas në interes të qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit