Një shofer nga RMV vdiq në një aksident të rëndë trafiku në një autostradë në Kroaci, pranë Sredancit në drejtim të Breganës, raportojnë mediat kroate.
Aksidenti ndodhi dje kur kamioni doli nga rruga, theu një gardh, goditi shtyllat e dritave dhe përfundoi në korsinë përballë, pas së cilës shpërtheu një zjarr. Mjeti u dogj plotësisht, dhe shoferi mbeti i bllokuar në kabinë dhe vdiq në vendngjarje.
Sipas mediave kroate, i ndjeri është shtetas i RMV-së. Policia po vazhdon hetimet për shkaqet dhe identitetin e të ndjerit. Për momentin nuk ka konfirmim për incidentin nga institucionet në RMV.





