Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka përshëndetur organizimin e një punëtorie arti për fëmijë, të zhvilluar në kuadër të Art Symposium 2026 në Strugë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qyra ka falënderuar organizatorin Burhan për realizimin e kësaj punëtorie, duke vlerësuar rëndësinë e aktiviteteve që nxisin kreativitetin dhe imagjinatën e fëmijëve.
“Kur arti takohet me imagjinatën e fëmijëve, lindin ngjyra të veçanta!”, ka shkruar Qyra.
Ai theksoi se aktivitete të tilla ndihmojnë në zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të fëmijëve, ndërsa njëkohësisht e bëjnë qytetin më të gjallë dhe atraktiv.
“Çdo aktivitet që i frymëzon fëmijët, zbulon talentet e tyre dhe e bën qytetin edhe më të gjallë është i mirëseardhur në Strugë”, theksoi kryetari Qyra.






