Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), sipas informacioneve nga Departamenti për Operacione dhe Koordinim, njofton se gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 11 zjarre në ambiente të hapura.
Njëra prej tyre është ende aktive, në Komunën e Makedonsk Brodit, mbi fshatin Belicë, nën Solunska Gllava, ku digjet një pyll i rrallë me pisha, bar i thatë dhe shkurre. Zjarri është në një terren shumë të lartë dhe të paarritshëm. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar tre zjarrfikës me një fuoristradë nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) Makedonski Brod, njoftojnë nga QMK-ja.