Majko ka shkruar se është njoftuar nga Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë për vdekjen e dy djemve me origjinë shqiptare.
“Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin, sapo më shkruajti për një lajm të hidhur. Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga radhët e diasporës shqiptare të cilët kanë rënë në luftë”, shkruan Majko.
Dermentli Anatoly, lindur më 3 shtator të vitit 1980 ishte nga fshati shqiptar i Karakurtit në rajonin e Odesës. Ai u mobilizua në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias. Kurse Haydarzhy Danylo u lind në një familje shqiptare në 26 janar 2002 në fshatin Georgivka rajoni i Zaporozhias.
Dje janë zhvilluar në qytetin e Zaporozhias ceremonistë funerale të dy djemve shqiptarë. Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar.