Qeveria miraton Memorandumin për bashkëpunim me Katarin në fushën e punës

Advertisement

Qeveria ka dhënë dritën jeshile për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Shtetin e Katarit për bashkëpunim në fushën e punës, me iniciativë të ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi’

Sipas ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, memorandumi parashikon shkëmbim të përvojave, ekspertizës dhe praktikave të mira në marrëdhëniet e punës, inspektimin e punës, sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, si dhe zhvillimin e legjislacionit.

“NJË HAP I RI NË BASHKËPUNIMIN ME SHTETIN E KATARIT. Sonte, Qeveria e dha dritën jeshile për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e punës me Shtetin e Katarit, me iniciativë të Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Mr. Besar Durmishi. Memorandumi hap mundësi për shkëmbimin e përvojave, ekspertizës dhe praktikave të mira në fushën e marrëdhënieve të punës, inspektimit të punës, sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe në zhvillimin e legjislacionit. Veçanërisht e rëndësishme është se bashkëpunimi do të zhvillohet në përputhje me legjislacionin nacional të të dy shteteve dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e kornizës ligjore në fushën e punës. Si Ministër i Drejtësisë, mbështes çdo iniciativë që kontribuon në legjislacion më të mirë, siguri më të madhe juridike dhe institucione më të fuqishme. Partneritetet e fuqishme ndërkombëtare janë mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, por edhe për krijimin e zgjidhjeve moderne që mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe forcojnë besimin në institucione. Siguria juridike, sundimi i së drejtës dhe dinjiteti i punës janë themelet e një shoqërie moderne dhe efikase”, ka shkruar Shasivari.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit