Qeveria demanton akuzat e LSDM-së për furnizimin me ujë në Gostivar

Advertisement

Lidhur me pretendimet e pavërteta të bëra sot nga Lidhja Socialdemokrate, Qeveria i demanton në mënyrën më të ashpër përpjekjet për manipulimin e opinionit me dezinformata të pasakta dhe tërësisht të sajuara.

Bëhet fjalë për gënjeshtra të paskrupullta dhe të turpshme.

Në mungesë të temave dhe argumenteve reale, LSD-ja edhe një herë shërbehet me gënjeshtra dhe shtrembërim të fakteve, me shpresën se do ta mashtrojë opinionin.

Qeveria mbetet konsekuente ndaj obligimit të marrë që qytetarët e Gostivarit do të furnizohen me ujë të sigurt për pije derisa ekspertët dhe institucionet kompetente të konfirmojnë zyrtarisht se uji nga sistemi i ujësjellësit është i rregullt për përdorim. Ky premtim përmbushet plotësisht dhe nuk do të vihet në pikëpyetje.

Sa i përket furnizimit me ujë të ambalazhuar, është e saktë se procedura me negocim është zhvilluar nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, i cili siguron ujë falas për qytetarët, ndërsa kontratën përmes tenderit e ka fituar kompania „Kozhuvçanka“. Megjithatë, po ashtu është fakt se një shishe uji prej 1,5 litrash, e cila në shitjen me pakicë kushton të paktën 25 denarë, Qeveria e furnizon me çmim prej 12,5 denarësh. Kjo është e mundur sepse kompania „Kozhuvçanka“ merr pjesë në këtë furnizim me kontributin e saj, me qëllim që t’u ndihmojë qytetarëve dhe institucioneve në kushtet e gjendjes së krizës.

Faktet janë të qarta dhe lehtësisht të verifikueshme. Përpjekjet për shtrembërimin e tyre nuk do ta ndryshojnë të vërtetën.

Përballë fakteve bie çdo manipulim. Apelojmë që edhe kur nuk ndihmojnë në asnjë mënyrë, të paktën LSDM-ja të ndalojë së gënjyeri në mënyrë të paskrupullt.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit