Ministria e Shëndetësisë informon opinionin publik se mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj parimeve të profesionalizmit, ligjshmërisë dhe drejtësisë në funksionimin e sistemit shëndetësor.
Çdo veprim në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe standardet mjekësore do të jetë subjekt i procedurave përkatëse institucionale, në bashkëpunim me organet kompetente.
“Siguria e pacientëve dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore janë prioriteti ynë kryesor. Pjesa më e madhe e punonjësve shëndetësorë e kryejnë punën e tyre me ndershmëri, përkushtim dhe profesionalizëm. Apelojmë që të respektohen në mënyrë konsekuente normat profesionale dhe etike. Apel për qytetarët është që të përdorin shërbime vetëm nga ofrues të autorizuar dhe të licencuar të kujdesit shëndetësor. Njëkohësisht, rikujtojmë parimin e prezumimit të pafajësisë”, thekson ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.




