Pyetje për Ali Ahmetin: Nëse e kundërshtove ndarjen, cilat ishin synimet e luftës së vitit 2001?

Advertisement

Lidhur me debatin e hapur ditëve të fundit për pretendimet se gjatë konfliktit të vitit 2001 ka ekzistuar një dokument për ndarjen e Maqedonisë, çështje e ngritur nga Ali Ahmeti, ka reaguar edhe Zeqirja Ibrahimi.

Ibrahimi ngre pikëpyetje mbi synimet fillestare të UÇK-së dhe ndryshimin e tyre gjatë konfliktit. Ai thotë se, nëse përfaqësuesi politik i atëhershëm i UÇK-së nuk e ka pranuar ndarjen e vendit, atëherë duhet të sqarohet se çfarë ndodhi me qëndrimet e para të publikuara nga UÇK-ja.

Sipas tij, ndryshimi i pretenduar i synimeve, nga kërkesat e para deri te statusi i shqiptarëve pas vitit 2001, kërkon një shpjegim, duke pasur parasysh viktimat dhe dëmet e shkaktuara gjatë konfliktit.

“Dhe, më e rëndësishme se kjo: nëse nuk ka qenë në agjendë ndarja, as federalizimi, as kantonizimi, pyetja themelore që shtrohet është: cili ka qenë vizioni për Maqedoninë i atij që e bëri luftën?”, shkruan Ibrahimi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit