Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, me rastin e 18 Gushtit – Ditës së Ushtrisë, përcolli urime për të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ai theksoi se Ushtria është një nga shtyllat kryesore të sigurisë dhe stabilitetit të vendit, ndërsa pjesëtarët e saj kanë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e integritetit territorial dhe sigurisë së shtetit.
“Shprehim mirënjohje dhe respekt për të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e tyre në mbrojtjen e shtetit”, tha Filipçe.
Ai veçoi edhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, duke e cilësuar atë si një sukses historik që ka forcuar sigurinë dhe integritetin territorial të vendit.
Filipçe shtoi se duhet të vazhdohet me ndërtimin e institucioneve profesionale dhe të sigurta, si dhe me angazhimin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Gëzuar Ditën e Ushtrisë”, përfundoi Filipçe.






