Komuna e Bogovinës, e udhëhequr nga kryetari Feti Abazi, ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini për themelimin e Qendrës Ditore për të Moshuarit.
Sipas Abazit, në këtë qendër do të organizohen aktivitete të ndryshme me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës, mirëqenies dhe përfshirjes sociale të personave të moshuar.
“Komuna përkujdeset edhe për moshën e tretë! Dje nënshkruam kontratën për themelimin e Qendrës Ditore për të Moshuarit, e cila shumë shpejt do të nisë të funksionojë në Komunën e Bogovinës”, shkroi Abazi.
Ai theksoi se projekti paraqet një hap drejt krijimit të një komuniteti më gjithëpërfshirës, ndërsa njoftoi se qendra së shpejti do të promovohet dhe hapet për qytetarët.






