Gashi mori pjesë në manifestimin qendror në Ohër për Ditën e Ushtrisë

Advertisement

Në kuadër të shënimit të Ditës së Ushtrisë, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë për profesionalizmin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

Gashi theksoi se një Ushtri e fortë, profesionale dhe moderne është një nga shtyllat kryesore të shtetit demokratik, sovranitetit dhe stabilitetit institucional.

“Si anëtare e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kontribuon vetëm për sigurinë e saj, por edhe për sigurinë e aleatëve dhe ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, deklaroi Gashi.

Ai shtoi se investimi në Ushtri është investim në demokraci, paqe dhe një të ardhme më të sigurt evropiane për rajonin.

Gjatë manifestimit, kryetarit të Kuvendit iu dorëzua edhe Plaketa e Madhe e Ushtrisë nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral-major Sashko Lafçiski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit