26.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Putin viziton bazën ushtarake të mbajtur dikur nga Wagner

Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi luftën në Ukrainë me drejtuesit e tij ushtarakë, përfshirë Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov.

Fotot e publikuara nga Kremlini treguan presidentin rus gjatë takimit të sotëm  me Shoigu, Gerasimov dhe gjeneralin Sergei Rudskoy, kreu i Drejtorisë Kryesore Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm, në bazën e grupimit ushtarak jugor në Rostov.

“Kryekomandantit suprem iu treguan modele të reja të pajisjeve ushtarake. Kreu i shtetit dëgjoi raporte për ecurinë e operacionit special ushtarak”, tha Kremlini.

Putin muajin e kaluar vizitoi bazën ushtarake në Rostov, ku shefi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin filloi një rebelim të dështuar në qershor. /abcnews.al

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit