7.8 C
Skopje
Tuesday, December 10, 2024

Komuna e Tetovës ka nënshkruar marrëveshje për partneritet publik-privat me Austrian Saubermacher

Komuna e Tetovës dhe Saubermaher austriake (Saubermacher AG) e përfaqësuar nga Saubermaher Sloveni, në prani të një përfaqësuesi të Ambasadës Austriake z. Martin Pamer dhe udhëheqësëses së Departamentit Tregtar në Ambasadën Austriake, znj. Biljana Edelinska, sot nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një partneriteti publik privat, për grumbullimin dhe asgjësimin e mbeturinave komunale në të gjithë territorin e Komunës së Tetovës deri te një deponi rajonale.

Saubermaher është një kompani ndërkombëtare, veprimtaria kryesore e së cilës është menaxhimi dhe riciklimi i mbeturinave me qendër në Feldkirhen, pranë Grazit. Kompania familjare u themelua në vitin 1979, nga Hans dhe Margret Roth, dhe është një partner kompetent për rreth 1,600 komuna dhe mbi 42,000 biznese. Kompania aktualisht ka më shumë se 3,600 punonjës në shtatë vende.

Me vizionin e saj “Zero mbeturina”, kompania ndjek qëllimin e saj për të përpunuar të gjitha materialet e mbeturinave deri në një nivel të tillë, që proporcionet në rritje të çdo mbeturine të mund të riciklohen. Fokusi i operacioneve të kompanisë janë klientët e saj, të cilët përfitojnë nga cilësia dhe kompetenca më e lartë e detyrave të kryera, të kombinuara me “rajonalizmin” dhe qëndrueshmërinë e modelit të punës.

Saubermaher është partner në 19 partneritete publike private në Evropën Qendrore (përfshirë Grazin), është një lider global në riciklimin e baterive (litium-jon), dhe me risitë e tij dixhitale si “kutia e mbeturinave”, aplikacioni i tij i shërbimit “Daheim” [shtëpi] dhe koncepti i tij “Mbeturinat inteligjente”, po përmirëson vazhdimisht pozicionin e tij në treg.

Kompania e re duhet të rrisë nivelin e menaxhimit të mbeturinave, që nënkupton grumbullimin në kohë dhe me cilësi të mbeturinave komunale në të gjithë Komunën, si dhe asgjësimin në kohë të mbeturinave në deponinë rajonale Rusino. Ndërmarrja ekzistuese publike NKP Tetovë, është transformuar dhe disa nga punonjësit do të kalojnë në kompaninë e sapokrijuar.

Saubermaher do të investojë në kompaninë e re, për të modernizuar pajisjet ekzistuese për grumbullimin dhe asgjësimin e mbeturinave, dhe përmes modelit të saj të provuar të punës dhe trajnimit të punonjësve do të mundësojë ngritjen e nivelit të menaxhimit të mbeturinave, me qëllimin përfundimtar për një Tetovë shumë më të pastër dhe qytetarë të kënaqur. Pjesë e detyrimeve të kompanisë së re do të jetë edhe edukimi dhe puna me qytetarët, në mënyrë që të fitohen shprehi të reja më të mira për depozitimin e mbeturinave komunale, si dhe të mbeturina të tjera specifike.

Bashkëlidhur fotoja e nënshkrimit, me përshkrim: Kryetari i Komunës, Bilal Kasami, dhe përfaqësues të Saubermaher, Robert Çajiq dhe Rudolf Horvat.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit