Rreth 50 të punësuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup nuk kanë marrë paga 5 muaj. Gjithashtu Ministria e Financave nuk ka dhënë pëlqim për vazhdimin e kontratave të punës. Për këto arsye punonjësit shëndetësor, teknik e administrative u mblodhën para Ministrisë së Financave dhe siç thanë nuk kërkojnë mëshirë, luks apo privilegje, por kërkojnë atë që ju takon, pagesën e menjëhershme të pagave të mbetura, miratimin e pëlqimeve të punës, vendime të përhershme dhe sigurim në vendin e punës
Flora Gashi, punonjëse në Klinikën e Fëmijëve
“Nëse nuk ka pasur për qëllim për vazhdimin e kontratave, atëherë pse përgjigjja është vonuar 5 muaj? Për çfarë arsye punëtorët janë lënë të vazhdojnë punën deri në fund të muajit maj, ndërkohë që kërkesat kanë qenë në pritje nga muaji janar? Si është e mundur që mbi 90% e institucioneve shëndetësore kanë marrë përgjigje pozitive, ndërsa për klinikën tonë vazhdimisht të jepen përgjigje negative”.
Gjatë kohës sa ato po jepnin prononcime për media, u ftuan në takim nga përfaqësues të Ministrisë së Financave. Pas takimit të përbashkët mes punonjsve të shëndetëssië dhe ministrisë, thanë se u është premtuar zgjidhje e problemit dhe presin lajm javës që vjen.
Sedat Bushi, punonjës në Ministrinë e Shëndetësisë
“Vendim për momentin nuk ka, do e shqyrtojnë lëndën edhe njëherë prej fillimi…për sot nuk besoj se do të kryhet diçka, brenda javës na thanë se janë duke e bërë ribalancin e buxhetit. Brenda javës së ardhëshme na thanë se do të keni informacion”.
Në mesin e të punësuarëve kishte punonjës me 8 vjet përvojë pune dhe ende nuk është pajisur me vendim pune. Ato thonë se në rast se nuk zgjidhet problemi i tyre, protesta e tyre do të vazhdoj.





